Merkel nesër në Tiranë/ Zbardhet agjenda! Takim me Ramën dhe konferencë të përbashkët

Ditën e nesërme kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton Tiranën, ndërkohë që është zbardhur edhe agjenda që do të ketë.

Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka zbuluar edhe agjendën e kësaj vizite, që nga pritja në Pallatin e Brigadave e deri te konferenca e përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kancelarja gjermane do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Më tej pritet që të ketë një takim mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Pastaj takimet do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park