Më pak të infektuar/ 5 viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit

5 perosna kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pasi janë infektuar me koronavirus.

Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.

410 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19, nga 3.499 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në Shqipëri numërohen 12.619 pacientë aktivë.

Rastet e reja janë të shpërndara në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste  në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.

Statistika (13 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        410
Të shëruar në 24 orë      552
Të shtruar në spitale       195
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 3,499

Testime totale          1,120,460
Raste pozitive             157,436
Raste të shëruara         142,269
Raste Aktive                  12,619
Humbje jete                      2,548

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5236
Shkodër          1507
Durrës             1084
Fier                  1081
Vlorë               864
Lezhë              713
Elbasan           620
Berat               455
Korçë               313
Kukës              276
Gjirokastër      271
Dibër                199