31.590 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroporti e Rinasit.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Kështu, numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë kalon 2 milion.
700.000 qytetarë janë imunizuar në vendin tonë, ndërkohë që vaksinimi është bërë i detyrueshëm për studentët, pedagogët, stafin mjekësor. Sot bashkia Puka njoftoi se do të kërkojë dokumentin e vaksinimit nga punonjësit e administratës ose tampon negativ të paktën një herë në javë.