Gjysma e popullsisë së Japonisë ka marrë dy doza të vaksinës së koronavirusit.
Anëtari i kabinetit të qeverisë japoneze, Yashutoshi Nishimura tha se vendi dëshiron të arrijë shkallën e imunizimit që shënojnë vendet e zhvilluara evropiane.
Ai tha se dëshirojnë të ruajnë trendin e imunizimit dhe deri në fund të shtatorit të rrisin shkallën e të rriturve të vaksinuar në 60 për qind.
“Efekte reale në frenimin e përhapjes së koronavirusit do të kemi kur të arrijmë normë imunizimi prej 80 për qind“, tha Nishimura.
Japonia ka një popullsi prej 126 milionë banorë dhe fushata vullnetare e imunizimit kundër Covid 19 filloi në shkurt të këtij viti.