Asnjë nga ministrat e qeverisë “Rama 3” nuk është nën hetim/ Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet Presidentit

Asnjë nga ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për mandatit e tretë qeverisës nuk është nën hetim.

Kjo është përgjigjja e Prokurorisë së Përgjithshme për Presidentin e vendit. Një ditë më parë, Meta kërkoi informacione për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, pritet edhe përgjigja e SPAK.

Presidenti dekretoi më 11 shtator Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë. Përbërja e qeverisë së re pritet të dekretohet në vijim.

Drejtuesit e ministrive për 4 vitet e ardhshme:

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit– Mirela Kumbaro
Elisa Spiropali, ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi, ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve.