Një 42-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje u arrestua sot, pasi dyshohet se ka grabitur një motor në rrugën “Imer Ndregjoni”, në kryeqytet.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale F.B. rezulton autor i 2 vjedhjeve të tjera të motorrave, në pronësi të shtetasve E. D dhe R. M. Gjatë marrjes në pyetje ky shtetas ka pranuar autorësinë e ngjarjeve të ndodhura.
22-vjeçari me iniciale R.C. u kap nga policia sepse Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, është arrestuar 25-vjeçari me iniciale Sh. R., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses.
Edhe 29-vjeçari me iniciale L.L. u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në Kavajë u kap shtetasi me iniciale H. A., 58 vjeç, pasi në fshatin Gosë, ka vjedhur prodhime bujqësore në pronën e shtetasit P. D.
Ndërsa policia rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. P., 40 vjeç, R. S., 35 vjeç dhe A. B., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
A. M., 22 vjeçe, pasi ka aksidentuar këmbësoren V. Ll., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.