Thyerje e rregullave të qarkullimit/ 15 shoferë të arrestuar në 48 orë në Tiranë

 

15 shoferë janë arrestuar në 48 orë në Tiranë për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu janë pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të për shpejtësi mbi normat e lejuara.

“Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar sherbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shendetin dhe jetën e njerëzve.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, pergjate dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe :

• Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

• Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

• Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

• Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

• Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të erresuar dhe targa të modifikuara.

• Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse.

• Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparitit celular gjatë drejtimit të mjeteve”, sipas policisë.