Shkëputet ashensori i pallatit, dy të plagosur në kryeqytet

Dy shtetase kanë mbetur të plagosura gjatë natës në Tiranë, pasi ashensori i pallatit është shkëputur.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 00:05 në zonën e Astirit. Një grua pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar ndërsa tjetra ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet si është dëmtuar ashensori dhe a ka mirëmbahej nga personat përgjegjës. Për ngjarjen ka nisur hetimi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M.Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.