Një turist nga Belgjika ka mbetur i plagosur gjatë natës së kaluar, teksa po përpiqej të hynte në hotelin ku po pushonte.
Sipas policisë, pasi 49-vjeçari me iniciale V.K. ka parë portën e hotelit mbyllur, është ngjitur në murin rrethues, ku më pas është rrëzuar.
Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.