Kosovë/ 23 viktima dhe 424 raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se janë regjistruar 23 viktima dhe 424 raste të reja me koronavirus.

Trembëdhjetë nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe dhjetë të gjinisë femërore. Viktimat u regjistruan: katër në Vushtrri, tri në Prizren, nga dy viktima u regjistruan në Prishtinë, Suharekë, Malishevë dhe Gjilan, ndërsa nga një viktimë u regjistrua në Shtime, Rahovec, Pejë, Istog, Viti, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gllogovc.

Sa i përket grupmoshave të viktimave, 11 i përkisnin grupmoshës 70-79 vjeç, gjashtë të asaj 80 e më të shumë, tri viktima ishin të grupmoshës 40-49 vjeç, dy të 50-59 vjeç dhe një viktimë i përkiste grupmoshës 60-69 vjeç.

Sipas njoftimit, në 24 orëshin paraprak janë analizuar 8,270 mostra, ku 5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Po ashtu, 1,324 pacientë janë shëruar dhe numri i rasteve aktive me koronavirus është 17,625.

Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Kosova ka regjistruar 237 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19