Klasa të ndara sipas gjinisë dhe veshje të posaçme, talebanët përcaktojnë rregullat për vajzat në shkollë

Vajzat afgane do të lejohen të studiojnë vetëm në universitete, ku klasat do të jenë të ndara në bazë të gjinisë dhe veshja islamike do të jetë e detyrueshme.

Abdul Baqi Haqqani prezantoi këto politika të reja gjatë një konference në Kabul, disa ditë pasi talibanët formuan një qeveri, të përbërë krejtësisht nga burrat.

Bota po shikon nga afër se si do të veprojnë talebanët ndryshe nga hera e parë kur e kishim pushtetin më 1996-2001. Atë kësaj periudhe, gratë dhe vajzat nuk kishin të drejtë të shkolloheshin dhe të merrnin pjesë në jetën publike.

Haqqani, që është përgjegjës për edukimin, tha se talebanët nuk duan ta kthejnë kohën 20 vjet pas.

Megjithatë, studentet do të përballen me kufizime nën sundimin taleban, përfshirë edhe kodin e veshjes që do të jetë i detyrueshëm. Haqqani tha se hixhabët do të jenë të detyrueshëm.

Ndarjet gjinore do të hyjnë në fuqi tha ai: “Ne nuk do të lejojmë që djemtë dhe vajzat të studiojnë së bashku”!

Sipas tij, nëse nuk ka mësuese gra, atëherë do të aplikohen masa të posaçme që do të sigurojnë ndarjen:

Nëse do të jetë e nevojshme një burrë mund të mësojë gratë, por në bazë të Ligjit të sheriatit”.

Në rrjetet sociale qarkullojnë fotografitë e klasave të ndara me perde, ku djemtë nuk kanë kontakt me vajzat.