Kosovë, 14 viktima dhe 583 raste të reja me COVID në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 14 persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.772.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 583 raste të reja me koronavirus duke çuar numrin e përgjithshëm në 156.583.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 9.634 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.102.242 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.944 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 135.258 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18.548.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.