Helmimi i dasmorëve në Durrës, arrestohen pronari i restorantit dhe kuzhinieri (Emrat)

Pronari dhe kuzhinieri i restorantit në të cilin u helmuan 5 persona në Durrës janë arrestuar.

Qytetarë ishin në një ceremoni martesore dhe tashmë ndodhen në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani, 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, shkruan policia e Durrësit.