Danimarka heq masat anti Covid

Bordi Kombëtar Danez i Shëndetit ka njoftuar se pandemia e koronavirusit në vend është vënë tërësisht nën kontroll dhe se të gjitha masat janë hequr.

Në njoftimin e Bordit thuhet se masat e rrepta ndaj COVID-19 që filluan në Danimarkë më 11 mars 2020 janë hequr plotësisht.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se në mbarë vendin është arritur një nivel rekord i vaksinimeve.

Në aeroportet dhe avionët ku janë të vlefshme masat ndërkombëtare si dhe testi PCR do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.