31-vjeçari vret ish-bashkëshorten në Zhupan të Fierit/ Arrestohet pas 3 orëve ndjekjeje

Elton Metaj, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij është kapur nga policia pas 3 orësh ndjekje në fshatin Zhupan të Fierit.

Policia bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja.

Elton Meta, 31 -vjeç vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bendaj në banesën e ish-vjehrrit.

Sipas informacioneve ata kanë një vajzë të mitur.