Ish kryeministri Sali Berisha pasi u betua para Kuvendit gjatë seancës së dytë është larguar nga salla, ndërsa nuk priti për të marrë pjesë në votimin e Kryetarit të Kuvendit.
Jashtë Kuvendit ndryshe nga mëngjesi i sotëm, nuk kishte simpatizantë dhe lule që të hidheshin për të.
Pasditen e sotme ka nisur edhe seanca e dytë plenare e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.