Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit me 79 vota pro/ PD gris fletët e votimit

Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Niolla është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo mori 79 vota pro dhe 4 vota kundër. Ishin 137 deputetë të cilët morën pjesë në votim, prej të cilave 83 ishin të vlefshme!

Porosia që Basha u la më herët demokratëve u vu në zbatim, ata nuk votuan për Nikollën, por në shenjë proteste grisën fletën e votimit.

Nga ana tjetër, ish Kryeministri Berisha pas betimit si deputet u largua pa marrë pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit.

Ndryshe nga qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike, deputetët e LSI votuan për kryetaren e re të Parlamentit, Lindita Nikollën, edhe pse kundër.

Një përgjigje ka ardhur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjestit të deputetëve demokratëve. Ai mblodhi fletët e votimit që ishin hedhur në tokë.

Ndërkaq, në fjalën e saj, Nikolla teksa ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, siguroi të gjithë kolegët opozitarë se do të jetë në krahun e tyre sa herë që e kërkon ligji dhe ushtrimi i detyrës.

Jam e bindur se nëse mbjellim sadopak klimë pozitive ajo shtohet kur shpërndahet te qytetarët. Opozita do ketë hapësira të plota për të kontribuuar në qeverisje. Kolegë opozitarë nëse do ndjeheni të penguar në ushtrimin e detyrës do jem në krahun tuaj sa herë ta kërkojë e drejta dhe ligji.

Kjo do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes europiane. Unë do të mbështes Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre, do loboj me bindjen që Ballkani Perëndimor të konsiderohet një vlerë e shtuar e familjes europiane”, tha ajo.