Berisha përjashtohet nga partia që themeloi vetë/ Cilët deputet dolën kundër vendimit të Bashës

Ish-kryeministri, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, me urdhër të kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

Sipas kryedemokratit, Berisha do të qëndrojë jashtë, derisa sa DASH të kryejë hetimin e plotë ndaj tij.

Për Departamentin Amerikan të Shtetit, Berisha është “non grata” dhe i ndalohet hyrja në SHBA, bashkë me familjen.

Vendimin e papritur të Bashës, e kanë kundërshtuar disa deputetët brenda partisë.

Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Bujar Leskaj u shprehën hapur kundër Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij tha se me këtë vendim kryedemokrati ka shkelur çdo nen të statutit të PD-së.