12,582 raste aktive me COVID në vend/ Sërish rritje infektimesh, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Numri i rasteve aktive me COVID në vend ka shkuar në 12,582.

Nga 6308 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 977 qytetarë

345 raste janë në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cerrik, Delvinë, Dropull.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Fieri të moshave 82-88 vjeç, një qytetare 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 71 vjeç nga Elbasani.

Janë shëruar 919 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        977

Të shëruar në 24 orë      919

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 6308

Testime totale          1,107,370

Raste pozitive             155,293

Raste të shëruara         140,176

Raste Aktive                  12,582

Humbje jete                      2,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5071

Shkodër          1601

Durrës             1090

Fier                  1002

Vlorë               934

Lezhë              743

Elbasan           637

Berat               433

Korçë               299

Gjirokastër      289

Kukës              278

Dibër                205