Gratë afganë nuk do të mund të merren më me sporte në Afganistan.
Nënkryetari i Komisionit Kulturor të Afganistanit tha se grave nuk iu lejohet të luajnë kriket dhe mbase asnjë sport tjetër.
Kriketi është një lloj sporti mjaft i popullarizuar në Afganistan.
“Unë mendoj se gratë nuk do të lejohen të luajnë kriket sepse nuk është e nevojshme që gratë të luajnë kriket”, citoi medium australian të ketë thënë Ahmadullah Wasiq, në një intervistë më 8 shtator.
Sipas tij, ky lloj sporti mund të zbulojë fytyrën dhe trupin e grave prandaj “Islami nuk lejon që gratë të shihen në atë mënyrë”.
Në arsyetimin e tij ai ka thënë se tani jemi në epokën e mediave dhe mund të publikohen fotografi dhe video të grave të cilat pastaj njerëzit mund t’i shikojnë.
Gratë në Afganistan po përballen me një të ardhme të pasigurt pasi talibanët kanë marrë pushtetin. Të njëjtën situatë janë edhe sportistët. Gjatë sundimit të tyre të viteve 1990, talebanët ndaluan shumicën e formave të argëtimit dhe shumë sporte.