Ditën e nesëme starton sezoni i ri i Superligës shqiptare.
Gjithçka starton me një përballje të rivalëve të vitit të kaluar për titull si Teuta-Partizani.
Kampionët në fuqi këtë vit do të luajnë ndeshjet e tyre në “Elbasan Arena” për shkak të punimeve në stadiumin e tyre “Niko Dovana”, por ky nuk është ndryshimi i vetëm pasi djemtë e detit kanë pësuar shumë ndryshime edhe në përbërje për të cilat fusha do të tregojë më tepër.
Me rreth 20 afrime, përfshirë edhe shumë të rinj, të kuqtë do të provojnë të masin forcën që në javën e parë me kampionen në fuqi.
Ndërkohë ndeshjet janë ndarë në 3 ditë ku pas të parës, ditën e shtunë do të jenë Tirana-Skënderbeu, Laci-Vllaznia dhe ditën e diel Egnatia-Kukësi dhe Kastrioti-Dinamo.