Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator, zbardhet agjenda

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator.

Në Tiranë ajo do takohet fillimisht  me kryeministrin Edi Rama, ku temë e bisedës do të jetnë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës,  Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.