Grabisnin hotelet e turistëve/ Zbardhen 14 vjedhje në jug, 3 të arrestuar

3 persona që dyshohet se vidhnin para e sende me vlerë në banesat dhe hotelet e pushuesve në jug të vendit, janë arrestuar sot.

Policia ka vënë në pranga Nazmi Liçin 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.
Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Po ashtu, është sekuestruar mjeti me të cilin ata shkonin në banesat që grabisnin.

Sipas policisë, në operacionin policor “Pushuesit”, janë zbardhur 14 vjedhje:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak  M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur  sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.