Kapiteni i një peshkarexhe e cila ndodhej në det për peshkim është mbytur në Durrës.
Viktima i identifikuar si A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.