Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në Pejë të Kosovë, pasi janë përfshirë në një sherr që ka përfunduar me përdorimin e armëve.
“Rreth orës 20:20 Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka marrë informatë se një afërsi të shkollës ekonomike në Pejë është shtënë me armë zjarri. Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës, ku dy nga ta kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Driton Rugova nga Policia e Pejës.
Dyshohet se njëri nga viktimat është kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Astrit Ademaj.
Ndërkohë Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Pejës ka treguar dy nga tre personat e shtrirë në spital kanë ardhur pa shenja jete. “Krejt çka mund të konfirmoj në këto momente është që dy persona kanë ardhur pa shenja jete”.