Sherri për pronën në Shkodër lë të plagosur 2 vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër, pas një konflikti për shkaqe pronësie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri në Shkodrës. Xh.F është zënë me 34-vjeçarin L.G., duke përdorur sende të forta, ku për pasojë ka mbetur i plagosur L.G.

Më pas ka ndërhyrë vëllai i 34-vjeçarit, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

I.G., 41 vjeç bashkë me vëllanë janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij, ndërsa vijon edhe krehja e zonës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  L.G., 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin I.G., 41 vjeç,vëllain e 34 vjeçarit,  të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.