Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme kreun e SPAK, Arben Kraja.
Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se SPAK duhet të ndjekë korrupsionin pavarësisht se sa i fuqishëm, i pasur apo secilës parti i përket individi.
“Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…”, shkruan Kim në postim.