Qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar nga era po përparon duke bllokuar aksin Vlorë-Fier.
Një zjarrfikëse ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por situata duket e papërballueshme.
Flakët kanë përfshirë jo vetëm shkurre por dhe drurë të shumtë me ullinj. Sipas banorëve të zonës, nëse flakët favorizohen, mund të kalojnë dhe në anën tjetër të rrugës, zonë e cila është e tëra me ullishte.
Sipas autoriteteve, dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.