Talibanët njoftuan sot krijimin e qeverisë së re të Afganistanit.
Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të 1everisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.
Mawlawi Haibatullah Akhundzada do të jetë udhëheqës suprem.
“I siguroj të gjithë bashkatdhetarët se figurat do të punojnë drejt respektimit të rregullave islame dhe Ligjit të Sheriatit“, tha Akhundzada pas emërimit.
Talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit që prej 15 gushtit.