Kërcënoi me armë të dashurën e mitur dhe shoqen e saj/ Arrestohet 21-vjeçari nga Korça

Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë të dashurën e tij 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare, pasi kishin dalë në shoqërinë e të tjerëve.

Donald Lato, 21-vjeç, nga xhelozia pse e dashura e tij 15-vjeçare kishte dalë me shoqërinë, fillimisht i ka shkruar asaj dhe e ka kanosur me armë.

Sipas dëshmisë së të miturës, ajo është konfliktuar më 21-vjeçarin.

15-vjeçarja jeton me gjyshërit, pasi prindërit i janë vrarë në 2014 në fshatin Gjonmadh.

Më 7 janar 2014 4 persona mbetën të vrarë nga Bashkim Latollari, i cili fillimisht vrau çiftin  Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas Belimon dhe Danjela Meçollari. Ngjarja ndodhi prej xhelozisë pasi autori i ngjarjes  ka pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin.