Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një fotografi krah për krah me gazetaren e njohur të BBC, Yalda Hakim sipas së cilës është një burim frymëzimi në misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.
Xhaçka është shprehur se Shqipëria është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat Yalda Hakim ka punuar.
“Një bisedë vërtetë e këndshme me Yalda Hakim. Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.
Shqipëria 🇦🇱 është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar”, shkruan ministrja krahas fotos.
Gazetarja e njohur, ditën e djeshme është pritur në zyrë nga kryeministri Edi Rama, cili u shpreh se ishte një nder të punonte me Yalda Hakim për strehimin e 59 afganëve përmes fondacionit të saj.