Një grua 116-vjeçare me emrin Ayşe Karatay në qytetin perëndimor të Turqisë, Eskişehir, ka fituar betejën me koronavirusin.
Karatay, e cila ishte diagnostikuar para rreth tri javësh, ishte marrë në kujdes intensiv në Spitalin e Qytetit.
Djali i gruas së moshuar, Ibrahim Karatay, për gazetarët tha se janë ndier shumë të lumtur kur kanë marrë lajmin se nëna e tyre është shëruar.
Ai tha se nëna e tij ka marrë vetëm një dozë të vaksinës.
“Ishte e vaksinuar vetëm me një dozë Sinovac. Nuk kishte marrë dozën e dytë. Të kishte marrë dozën e dytë ndoshta do të kalonte më lehtë. Inshallah do te jetë më mirë. Ajo është sëmurë me virusin para tri javësh në mesin e familjarëve”, tha ai.