Një burrë i veshur me jelek antiplumb ka vrarë katër persona mes tyre një fëmijë në krahët e të ëmës.
E plagosur ka mbetur dhe një vajzë 11 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Lakeland të Floridas.
Autori ka shkëmbyer zjarr dhe me agjentët e policisë përpara se të plagosej e të dorëzohej. Ndërkohë, në spital ka tentuar ti marrë pistoletën një polici, por tentativa e tjj ka dështuar.
Autori ka pranuar se ka qenë nën efektin e metadonit.
CNN shkruan se autori ishte një ish marins, i quajtur Brian Riley, 33 vjeç.
Viktimat janë një 40-vjeçar, një fëmijë 3 muajsh, e ëma 33 vjeçe, gjyshja e tij që ishin brenda në shtëpi dhe gjyshi, 62 vjeç. Edhe qeni i familjes është vrarë.