4 viktima nga Covid 19 në vend, 17 pacientë në gjendje të rëndë në spital

4 persona kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.519, që nga fillimi i pandemisë.

502 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 5991 testime të kryera gjithsej.

173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

12.108 qytetarë janë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen, ndërkohë që shtatori është muaj i hapur për vaksinim, pë çdo person mbi 18 vjeç.

Statistika (06 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 393
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5991

Testime totale 1,082,974
Raste pozitive 151,499
Raste të shëruara 136,872
Raste Aktive 12,108
Humbje jete 2,519

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4491
Shkodër 1906
Durrës 1027
Vlorë 902
Fier 906
Lezhë 779
Elbasan 612
Berat 437
Korçë 309
Gjirokastër 293
Kukës 236
Dibër 210