17 vite nga themelimi i LSI, Kryemadhi: Gëzuar të gjithëve ju që luftoni për çfarë përfaqësojmë

Monika Kryemadhi në detyrën e kryetares së LSI-së ka përçuar një mesazh urimi për partinë e themeluar sot e 17 vite më parë.

Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon”, shkruan Kryemadhi.

lg.php.gif

Monika Kryemadhi, që pas zgjedhjeve të 25 prillit, u “zhduk” për disa kohë nga arena politike, ku dalja e saj publike edhe disa javë më parë, por jo si drejtuese e partisë, por si Zonja e parë e Shtetit, krah presidentit Ilir Meta në një vizitë zyrtare në Hungari, në ceremoninë e vendosjes së bustit të Skënderbeut në parkun Qendror të Budapestit.