Shifra alarmante/ 24 humbje jete dhe 890 raste të reja me Covid në Kosovë

Kosova ende po përballet me shifra të larta të të infektuarve me COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 10.614 testime nga të cilat 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 humbje jete si pasojë e Covid.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 26.688”, thuhet në njoftim.

Deri më 5 shtator janë dhënë mbi 922.623 vaksina kundër koronavirusit në Kosovë, ndërkohë që në total, 307.467 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.