Maqedoni e Veriut/ 21 të vdekur nga COVID në 24 orë

21 të prekur me COVID kanë ndërruar jetë  24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit  nga 5.416 teste të kryera janë regjistruar 459 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 235 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 368 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 180.045 raste, prej të cilëve 158.809 janë shëruar, ndërsa 6.065 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 15.171 raste aktive me COVID.