Elbasanasit nuk heqin dorë nga Taulant Balla! I bëjnë dedikimin e veçantë në mes të stadiumin

Mbështesit e zjarrtë të Taulant Ballës surprizuan sot deputetin socialist me një gjest të veçantë, në stadiumin Elbasan Arena.

Një dron me banderolë është ngritur në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri-Hungari, ku kuqezinjtë fituan 1-0.

Taulant Balla, Elbasani ty TË DO“, shkruhej mbi poster.

Balla ishte një ndër politikanët më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Por, në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri për mandatin e tretë qeverisës drejtimi i qarkut Elbasan i kaloi Damian Gjiknurit. Rama njoftoi se në katër vitet e ardhshme, Balla do të jetë në krye të së majtës në Fier.

Gjiknurit i kaloi dhe posti i sekretarit të përgjithshëm të PS. Por, vetë Balla u shpreh se nuk e sheh vendimin e kryeministrit si humbje për të, por si përgjegjësi më shumë, teksa do të drejtojë qarkun e dytë më të madh të vendit.

Mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë është të mos jesh pozicion i rëndësishëm në politikë. Gjithashtu të drejtosh qarkun e dytë më të madh në vend ku buron pushteti i socialistëve nuk është ndonjë pozicion politik…  Meqenëse jam deputet i qarkut të Elbasanit ku gjej rastin të falënderoj votuesit që asnjëherë më parë në histori, dua të falënderoj çdo votues, të falënderoj dhe ata që nuk votuan“, u shpreh deputeti, në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare.