Sherr mes të rinjve në Pedonalen e Shkodrës, një i plagosur

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Dyshohet se shtetasi me iniciale Q.M. e ka goditur me thikë pas një konflikti të çastit.
25-vjeçari është arrestuar ndërsa i lënduari, shtetasi me iniciale Ç.T. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.