Qyteti i Triestes është zgjuar sot nga të shtënat e armëve, që kanë lënë të plagosur të paktën 8 persona.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali dhe shkak i “betejës” me armë dyshohet se janë bërë mosmarrëveshjet midis disa shtetasve të huajve, shtetasve nga Kosova dhe Shqipëria.
Përleshja ka ndodhur për ndarje territori në fushën e ndërtimit në këtë qytet, raportojnë mediet italiane.
Zona u rrethua me parimetër sigurie, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.