Mijëra raste aktive me Covid, dhjetëra të shtruar në spital/ Hapet spitali Covid 3

Rritja e infektimeve me Covid 19 dhe shtimi i të shtruarve në spitale, ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të rihapë spitalin Covid 3.

Fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish. Kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër.

Ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion dhe spitalin Covid 4, në rast nevoje si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale.

Dje u raportuan 895 raste të reja nga 5901 testime dhe 3 humbje jete.

Aktualisht janë 11288 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.