“Messi më shpëto nga talebanët” është mesazhi emocionues që një tifoz 10-vjeçar afgan i dërgoi futbollistit argjentinas, Messi.
10-vjeçari nga Afganistani quhet Murtaza Ahmadi dhe është bërë i njohur në vitin 2016, kur fotografia e tij me një bluzë të improvizuar plastike, me numrin 10 në kurriz bëri xhiron e rrjetit në të gjithë botën.
Tifozi i zjarrtë i Messit, atëherë vetëm 5 vjeç, me ndihmën e vëllait e tij të madh shndërroi qesen plastikë në bluzën e tij të preferuar, me numrin e futbollistit që adhuronte, i cili në atë kohë luante për Barcelonën.
Familja e vogëlushit nuk kishte mjaftueshëm para, për t’i blerë djalit fanellën origjinale të Mesit.
Sidoqoftë, ëndrra e afganit të vogël u realizua kur, përmes Unicef, ai mori një fanellë me nënshkrimin e Messit dhe më vonë lojtari e ftoi atë në Katar, ku ishte për një ndeshje miqësore me Barcelonën. Atje, ylli ndërkombëtar thirri afganin e vogël në stadium dhe i dha bluzën autentike me numrin 10 .
Sot shumë gjëra kanë ndryshuar për të dy. Messi luan për ekipin e Paris Saint-Germain dhe tani më vesh fanellën me numrin 30, ndërsa afgani 10-vjeçar, pasi talebanët morën pushtetin, ka frikë për jetën e tij.
“Më shpëto nga talebanët, jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal jashtë, sepse kam shumë frikë nga talibanët, të lutem më shpëto nga kjo situatë, unë dua të luaj futboll dhe ta bëj me qetësi, në një vend të sigurt. Ndonjëherë gjatë natës ëndërroj se talibanët po vijnë, trokasin në derë dhe më bërtasin”, tha Murtaza në një mesazh drejtuar Messit. Apeli afganit të vogël u transmetua fillimisht nga agjencia spanjolle e lajmeve ‘Efe’ dhe më pas nga media të tjera.
Prej 2 muajsh djali 10 vjeçar bashkë me familjen janë arratisur nga qyteti i tyre dhe po fshihen në Kabul.
Vitet e fundit, prindërit nuk e çuan Murtaza-n në shkollë pasi kishin frikë se do ta rrëmbenin talibanët.
Pas publicitetit që mori historia e Murtaza me Messin, familja mori kërcënime nga xhihadistët, të cilët menduan se futbollisti kishte bërë një donacion të madh parash për prindërit e djalit të vogël.