Gjykata e Lartë ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të KLGJ-së.
Një ditë më parë, përfundoi afati për të dorëzuar dokumentet si kandidat.
Gjykata e Lartë njofton se kanë aplikuar:
-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë
-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë
-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë
-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryejë verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të kësaj gjykate.