Infektohet me Covid gjatë shtatzënisë, ndërron jetë make-up artistja nga Kosova

Një grua shtatzënë ka humbur jetën pas infektimit me Covid 19 në Kosovë.

Liberta Selaci ishte një make-up artiste e njohur nga Vushtria.
Një i afërm i së ndjerës ka bërë të ditur lajmin r trishtë.

28-vjeçarja prej ditësh ishte në gjendje të rëndë ndërsa sot e ka humbur betejën me koronavirusin.

Katër gra të tjera shtatzëna kanë ndërruar jetë brenda pak ditëve në Kosovë, pas infektimit me Covid 19.

Po ashtu, vdekjet në radhët e të rinjve, janë shtuar ndjeshëm gjatë. Vetëm në tri ditët e para të shtatorit, nga 80 vdekjet e regjistruara, nëntë prej tyre ishin nën 40 vjeç.