Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi sot qytezën e Altenar në perëndim të vendit, e goditur nga përmbytjet gjatë korrikut ne Gjermani.
Katastrofa e rëndë ka sjellë përsëri në krye të agjendës qeveritare menaxhimin e krizave dhe ndryshimet klimatike.
Kristian-demokratët e Merkel janë përballur me humbje të mbështetjes, teksa shkojnë në zgjedhje me kreun rajonal Armin Lashet si kandidat.
Teksa vota e 26 shtatorit po afron, Merkel kërkon të tregojë mbështetjen për komunitetin e prekur të Altenar dhe dy qytezat fqinje të shtetit të drejtuar nga Lashet, Rine-Vestfalia.
Merkel do të japë dorëheqjen nga politika pas formimit të qeverisë së re, ndërsa premtoi sot mbështetje emocionale dhe miliarda euro në ndihma federale për rindërtimin e infrastrukturës.