I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa

Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion 3 muaj më parë, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi  ka probleme me pasurinë.

Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka mungesë burimesh financiare.

Hasa nuk u pa i pranishëm as në këtë seancë.

Sali Hasa është vetuar për pasurinë. Sipas ILDKPI s’ka deklarim të saktë dhe s’ka burime për të justifikuar pasurinë dhe ka fshehur pasuri. Apartamentin në Kavajë ku sipas ILDKP e ka shitur. Ne vitin 1992 Sali Hasa ka privatizuar apartament 1+1. Mungesë për ndërtimin e nje karabinaje. Truall 500 m2 dhe banese 130 m2. Por sipas hipotekës Kavajë ka qenë 500 m2 arë dhe jo ndërtesa karabina. Ndertimi mbi këtë truall ka qenë pa leje. Sali Hasa pretendon se ka shitur karabinan tek nje noter, por s’ka asnje kontrate dhe ska asnje pagese tatimi mbi te ardhurat. 500 m truall e 130 m2 ndodhur ne Kavaje nuk justifikohen. Apartamenti 163 m2 në Durrës. Ildkpi thote se nuk justifikohet. 43 mije $ blere ne 200. Në 2004 ka thene se e ka blere 50 mije $. Eshtë i dyshimte mospërfshirja e godinës në kontratën e shitjes së pasurisë në vitin 2004. Nga hetimi ynë rezulton se e ka blere ne 2005 në vlerën e 1.7 mil lekëve. Është bere i banueshëm në 2012. Fillimisht kontrate sipërmarje 2001 me 50 mijeë $. Në 2005, deklaron apartament 150 m2 në Durres. Ne 2006, thote shtepia e banueshme e shlyer e gjitha 50 mije $. Në kontrate e ka shkruar blere 1.7 mil leke ne 2005, kur fillimisht ka pranuar se e ka blere 50 mije $. Kpk: Sipas vlerës se tregut ky apartament ne 2005, kushton 8.1 mil leke te reja”, sipas KPK.