Holanda, stacioni i radhës në Formula 1

Holanda do të jetë vendi pritës i garës së 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara e 13-të e sezonit të Kampionatit do të mbahet në pistën prej 4,2 kilometra me emër të njëjtë me rajonin Zandvoort në brigjet e Detit të Veriut.

Xhirot e renditjes të Çmimit të Madh të Holandës, e cila do të rikthehet në Formula 1 pas 36 vitesh, do të zhvillohen nesër në orën 15:00. Ndërsa gara të dielën më 5 shtator në të njëjtën orë.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 6 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 4, Sergio Perez nga Red Bull-Honda dhe Esteban Ocon nga Alpine nga një garë.

Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:

Klasifikimi i Pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 202,5 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 199,5
3. Lando Norris (Britani e Madhe): 113
4. Valtteri Bottas (Finlandë): 108
5. Sergio Perez (Meksikë): 104

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes 310,5
2. Red Bull: 303,5
3. McLaren: 169
4. Ferrari: 165,5
5. Alpine: 80