E çuditshme por e vërtetë! Gratë afgane protestojnë në rrugët e Kabulit

Disa gra afgane protestuan sot në rrugët e Kabulit.

Me pankarta dhe slogane në duar, ato kërkuan të lejohen të arsimohen e të vazhdojnë të punojnë.

Në disa video të publikuara shihet një luftëtar i armatosur taleban që i afrohet grave protestuese dhe përpiqet t’i pengojë.

Talibanet e ardhur në pushtet muajin e kaluar pas tërheqjes së SHBA, po diskutojnë për formimin e qeverisë së re.

Ata kanë premtuar se do të lejojnë gratë të punojnë por brenda kufizimeve të ligjit islamik të Sheriatit.

Por reformimi i tyre është pritur me skepticizëm dhe shumë gra dyshojnë nëse do të gjejnë vende në administratën e re.