450 afganë po strehohen në Kosovë

  • 450 shtetas afgan kanë mbërritur deri më sot në Kosovë.

Afganët të cilët vijnë në Kosovë, do të qëndrojnë derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet anëtar të NATO-s.

Në Kosovë të dielën arriti grupi i parë prej 111 qytetarëve të parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin.

Kosova ka qenë ndër vendet e para që ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s .