Një sasi parash që ndodheshin brenda arkave janë vjedhur gjatë natës në kishën “Ringjallja e Krishtit”, në Korçë.
Sipas policisë, dyshohet se dy persona ishin fshehur brenda kishës dhe gjatë natën kanë sulmuar arkat, ku besimtarët fusnin të holla.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.
Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.
Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.